Këtë të premte emisioni “Shqiptarët për shqiptarët për shqiptarët” u zhvendos i tëri në terren. Sidrit Bejleri ka parë nga afër punën kolosale që po bëhet në Thumanë, në vendin më të dëmtuar më të prekur nga tërmeti i nëntorit 2019.

Thumana është dhe do të mbetet në zemër të shqiptarëve, derisa atje të dëgjohet sërish, madje shumë shpejt buzëqeshja e nënave, baballarëve, fëmijëve e të moshuarve brenda shtëpive e tyre të reja.

“Shqiptarët për shqiptarët” mësoi se puna po ecën me ritme tepër të shpejta dhe se muaji nëntor do jetë dhe muaji që qytetarët e Thumanës do marrin në dorë çelësat e mbi 170 banesave individuale.

Në lagjen e re këtu në Thumanë, vijon pa u ndalur puna për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të shkuar.

Dëshmitë e të mbijetuarve të tërmetit:
Gjatë emisionit janë risjellë në kujtesë historitë e dhimbshme të atyre që humbën të dashurit e tyre në tërmetin shkatërrimtar. Ishte gazetari i emisionit Ferit Lika i cili nëpërmjet një reportazhi ekskluziv mblodhi dëshmi dëshmi tronditëse të familjarëve që tregojnë tmerrin që kanë përjetuar, si dhe intervista me të mbijetuar. Familjarët e strehuar në këtë kamp tregojnë momentet e tmerrit dhe frikës që kanë kaluar.“Pallati është i këputur në themel, tani faleminderit për çadrat për ushqimin por këtu ka shi, kam djalin me aftësi të kufizuara, ne ishim në kat të katërt, mezi e zbritëm djalin. Edhe ajo që kishim mori fund.“Quhem Anteo, nuk eci dot jam i sëmurë, tërmetin e përjetova rëndë, ne u çuam dera nuk na hapej, nuk kishim mundësi të dilnim, erdhi babai e hapi pastaj unë jam i sëmurë nuk duroj dot. Ne nuk kishim mundësi të dilnim në kat të parë, tërmeti më ka shkaktuar dëme, trembëm natën, edhe kur nuk bie tërmet më duket sikur vendi po tundet. Kërkoj nga gjithë shqiptarët një shtëpi, një strehë të vendos kokën. Banorët janë të shqetësuar për të ardhmen. “Nuk ta përshkruaj dot momentin , kemi mezi kemi dalë. Kjo ishte katastrofë për të gjithë, ne do rrimë këtu , ne nuk kemi lekë të hamë bukë, jo më të blejmë shtëpi” thotë një grua.“Janë ditët më të mira për mua se ngopim barkun me bukë, mbushim barkun me bukë këtu në kamp”, shprehet bashkëshorti i saj në krah.

“I lutem shtetit, i lutem gjithë botës të na ndihmojë, kur ra tërmeti djali 10 vjeç hapi derën, i mora fëmijët thashë të vdesim bashkë, na pa Zoti dolëm mirë. Kini mëshirë për ne. Vajza ime është e traumatizuar”, thotë një grua. “Tani që rrimë, na duket sikur bie tërmet”, shprehet një tjetër banor i Thumanës.

“Pashë pallatin që ra, njerëzit bërtisnin na ndihmo ju lutem na ndihmoni, një djalë i vogël atje vdiq i përqafuar me gjyshen. Jam gjallë bërtisnin na ndihmoni, në fund e nxorëm Colin gjallë, vëllai na telefonoi kishte ardhur nga Anglia por ai vdiq rrugës për spital. Kurrë nuk kam parë një goditje të tillë. Zoti na ka krijuar ai të na marri por jo rrënojat” thotë një banor tjetër. Qe kur tërmeti tronditi vendin, mëngjesin e 26 nëntorit, emisioni “Shqiptaret për Shqiptaret” ndryshoi formatin e tij, duke u kthyer ne një “maratone bamiresie” per tu ardhur ne ndihme atyre qindra njerëzve te prekur dhe dëmtuar nga kjo katastrofe natyrore. 26 ore transmetim televiziv Live ne Kosove e Shqipëri, me rreth 5 milion shikime ne facebook, dhe youtube Elvis Naci dhe Sidrit Bejleri ftuan shqiptaret ne çdo cep te globit qe ti bashkoheshin kësaj nisme humanitare dhe reagimi ishte i jashtëzakonshëm. Mijera shqiptare iu bashkuan nismës dhe kontribuuan qe nga shumat me te vogla, deri ne 250 mije euro nje person i vetëm. Gjate këtyre transmetimeve maratone u mblodhen permes platofrmave te ndryshme online gofundme, paypal dhe transaksioneve bankare, ku kontribuuan 30 mije vete. Kjo maratone përveç aspektit monetar perçoi mesazhe te forta sensibilizimi dhe dashurie per njeriun. Maratonës se Bamirësisë iu bashkua i madh e vogël, ku pame fëmije qe dhuronin nga kursimet e tyre, te moshuar qe falen pensionin apo edhe nga ato nuk kishin te ardhura por ishin gati te dhuronin gjakun e tyre. Kjo vërtetoi edhe njëherë mese miri edhe moton emisionit se edhe pse te ndare ne troje, ne ne zemër jemi një. Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” u rikthye sërish në Thumanën që po merr formë përditë. Këtu po rilind, këtu çdo gjë po lulëzon e po ndryshon, në çdo tullë që vihet duket bashkimi i shqiptarëve, dhe sigurisht gjëra të bukura ndodhin kur shqiptarët bëhen bashkë. Themelet janë hedhur të forta, e po aq të forte po ngrihen dhe muret e çdo shtëpie që do të strehojë rreth 170 familje që kane mbetur pa çati mbi koke prej asaj fatkeqësie.“Nuk ma kishte marrë mendja, që në ato ditë me tronditje shpirtërore, të zbardhojnë si shpirti i shqiptarëve shikoni cfarë është bërë në Thumanë, shikoni secili ka privatcinë e vet, ne i jemi përmajtur fjalës, janë shtëpi të dedikuara për çdo familje, kuptohet sipas kapaciteteve, ka familje të vogla që do përfitojnë një plus një, ka vila dy plus një, tre plus një, sipas ngarkesës dhe sipas frymëve që ka cdo familje, ndihem shumë krenar, ka 170 shtëpi, është lagjë e tërë”, tha Sidriti. Më pas inxhinierët zbatues i shpjeguan Sidritit dhe Merit per proceset e punës.

“Këtu është kantieri që bëhet punimi i hekurit, materialet punohen këtu, të gjitha banesat individuale në total mendohet se do të përfundojnë ne mes të muajit nëntor. Cdo shtepi do jetë e rrethuar, do kenë privatësi. Në këto shtëpi kemi vendosur kapotën, tavanët, nga brenda kemi vendosur edhe gipsin, ka mbetur vetëm lyerja, kemi menduar që sistemi i ngrohjes do jetë me ngrohje qendrore”, tha inxhinieri.

Elvis Naçi është shprehur se nuk do të vonojë dita kur shtëpitë do të jenë përfunduar tërësisht. Ai tha se po mendohet dhe për mobilimin e banesave dhe gjelbërimin e vendit teksa shtoi se gëzimi është shumë i madh kur sheh Thumanën që ringrihet sërish në këmbë. Por gjatë vizitës në Thumanë Sidriti dhe bashkëshortja e tij Meri, nuk harruan të kalonin për vizitë edhe nga vogëlushja Megi e cila operoi me sukses para disa javësh këmbën. Nga dita në ditë Megi po përmirësohet edhe më shumë.

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” solli në vëmendje edhe njëherë historinë e Megit 12 vjeç nga Kodër Thumana. Pas përfundimit të operimit të parë dhe të dytë dhe pas një periudhe rikuperimi “Kemi ardhur tek Megi e cila ka pësuar frakturë duke luajtur me vëllain e saj, në fakt pas ndërhyrjes së fundit ne kemi ardhur për të takuar nga afër Megin. Vajza ishte në këmbë dhe herë pas herë ecën me ndihmën e një paterice derisa këmba të shërohet plotësisht. Operacionin e fundit vajza e bëri në 5 maj.

Megi qenka ngritur në këmbë, herën e fundit që të takoi Elvisi ishe e shtrirë. Në raport me ndërhyrjet e para kjo duket se është me e suksesshme, nuk ke më dhimbje”, tha Sidriti.

“Nuk kam më dhimbje, shkoj në fizioterapi, mjekët thonë do bëhem shumë më mirë, do shkoj në shkollë. I falënderoj gjithë shqiptarët, -thotë Megi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb