Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Barimllari ka sot zhvilluar takim me qytetarët në njësinë 11 në kryeqytet.

Në një postim në Facebook, Braimllari u shpreh se plani i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi, është plani për ndryshimin.

Ai ka renditur transportin publik, shërbimet publike dhe uljen e taksave si pikat më të forta të planit të Këlliçit.

Postimi i plotë:
Njësia 11 kërkon ndryshim dhe ndryshimi do vijë me Belind Këlliçin.
Njësia 11 është lënë në harresë nga Kryetari në ikje i bashkisë.
Plani i Belind Këlliçit për Tiranë eshtë plani për ndryshim.
Transport Publik Falas, shërbime publike, më shumë kopështe dhe çerdhe, uljen e taksave e tarifave, lehtësimin e trafikut, zbutjen e kostos së jetesës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: