Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut bën me dije arrestimiin e diplomatit Mile Milenkoski.

Millenkoski dyshohet se është arrestuar pasi ka qenë i përfshirë në transportin e një zyrtari armen, i cili me ndihmën e Millenkoski dhe dy diplomatëve tjerë maqedonas, përmes një avioni privat dhe duke shfrytëzuar kanale diplomatike ka arritur ta dërgojë në Armeni.

MPJ e RMV-së, ka thënë se një punonjës në Ministri, që për momentin është dërguar në Misionin e OSBE-së në Vjenë, më 27 Gusht është arrestuar në Republikën e Serbisë.

“MPJ-ja e Serbisë zyrtarisht ka njoftuar Ambasadën e RMV-së në Beograd. Sipas njoftimit, gjykata kompetente në Serbi ka përcaktuar paraburgimin e ekstradimit në bazë të një fletarresti ndërkombëtar për vepër që ngarkohet se e ka bërë gjatë një udhëtimi të tij privat jashtë vendit”, njoftojnë nga MPJ-ja.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb