Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi transportonte kundrejt fitimit prej 600 eurosh emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Italisë.
Blutë kanë sekuestruar një automjet, një shumë parash dhe dy celularë.
Shtetasi B.M akuzohet për veprën penale ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.
Njoftim i Policisë:
DVP Korçë
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme, ndaj veprimtarisë kriminale në drejtim të ndihmës së kalimit të paligjshëm .
U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 1 shtetas.
Sekuestrohen 1 automjet, një shumë parash dhe 2 celularë.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:
B. M., 40 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Ky shtetas u kap në afërsi të fshatit Boboshticë, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, i cili po transportonte kundrejt fitimit prej 600 eurosh për person emigrantë nga Egjipti, duke u premtuar kalimin dhe transportin drejt destinacionit final, që ishte shteti Italian.
40 vjeçari për të mos krijuar dyshime me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë merrte në automjet nga një emigrant për çdo rrugë
Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
(BalkanWeb)
