Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë e funeralit të Papë Françeskut, përkrah liderëve nga mbarë bota.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani vlerësoi lart figurën dhe trashëgiminë e Papës, duke theksuar se ai do të mbahet mend për angazhimin e tij të palëkundur për paqen, dinjitetin njerëzor dhe solidaritetin ndërmjet popujve.
“Trashëgimia e Papa Françeskut në përkushtimin ndaj të varfërve, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ndërtimit të urave të miqësisë ndërmjet kombeve do të jetojë gjatë,” u shpreh Osmani.
Ceremonia në Vatikan bashkoi liderë politikë, fetarë dhe personalitete të shumta nga e gjithë bota, të cilët nderuan jetën dhe veprën e Papë Françeskut.
Osmani publikoi fotografi nga takimi me liderë të ndryshëm botërorë. Gjatë funeralit Osmani ka shtrënguar duart me Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump, Sekretarin e Vatikanit, Pietro Paroli, që po përmendet si kandidat favorit për të udhëhequr me Kishën Katolike, Presidentin e Kenias, William Ruto, Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, Presidentin e Letonisë, Edgar Rinkevics, Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
(BalkanWeb)