Travis Kelce ka rrëfyer pë herë të parë se si ai dhe e dashura e tij, Taylor Swift, ranë në dashuri. “Sa herë që jam me të, ndihem sikur jemi thjesht njerëz të zakonshëm,” tha ylli i Kansas City Chiefs në një intervistë për GQ.

Kur nuk ka kamera mbi ne, jemi thjesht dy njerëz që janë të dashuruar. Mund të perceptohet ndryshe për shkak të sa shumë flitet për ne, dhe për faktin që ndiqemi kudo që shkojmë. Por do të thosha që është diçka shumë normale… ndodhi në mënyrë organike, edhe pse nga këndvështrimi i medias gjithçka po ndiqej. Prapëseprapë, ndodhi në mënyrë organike.

Ylli i NFL shtoi se ai dhe Swift, “ranë në dashuri bazuar thjesht në njerëzit që ishim, ulur në të njëjtën dhomë.”

Jemi dy njerëz që e duam jetën dhe që kemi moralin për të vlerësuar secilin për atë që është. I ndajmë të gjitha këto vlera. Dhe pastaj gjërat thjesht… ndodhën.

Gjatë gjithë intervistës, Kelce ndau gjithashtu se sa shumë të përbashkëta kanë në lidhje me axhendate tyre të ngarkuara.

“Nuk e kisha përjetuar më parë që të kisha një partner që ishte në të njëjtat pozita si unë, dikë që e kupton presionin, i kupton ngritjet dhe uljet e të qenit përballë miliona njerëzve,” tha ai.

Ka qenë shumë e kuptueshme, kur e shihja se sa e lodhur bëhej pas koncerteve. Ajo mund të mos e mendojë veten si një atlete. Nuk do t’i thotë askujt që është atlete. Por unë e kam parë çfarë kalon. E kam parë sa shumë punon për trupin e saj dhe është e pabesueshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb