Ylli i Kansas City Chiefs, Travis Kelce, ka ndarë disa këshilla për takimet romantike, duke treguar indirekt edhe si arriti të fitojë zemrën e këngëtares Taylor Swift.
Gjatë podcast-it New Heights me vëllain e tij Jason, Kelce u pyet se si mund ta ftosh dikë për takim. Sipas tij, sekreti është shumë i thjeshtë: zbulo çfarë të pëlqen tek ajo vajzë dhe bëji një kompliment të sinqertë për atë gjë.
“Duhet ta kuptosh çfarë të pëlqen tek ajo, mënyra si vishet, humori, mirësia, dhe ta thuash. Kjo është një mënyrë e mirë për të nisur bisedën,” tha ai.
Kelce theksoi se vetëbesimi është çelësi kryesor.
“Duhet thjesht ta bësh. Çfarë është më e keqja që mund të ndodhë? Të thotë jo?”, u shpreh sportisti.
Ai dhe Swift u fejuan në vitin 2025, pas një romance që nisi kur Kelce tentoi t’i dhuronte asaj një byzylyk miqësie gjatë turneut “Eras Tour”, moment që më pas u kthye në histori suksesi për çiftin.
