Travis Scott dhe i dashuri i Cher, Alexander “A.E.” Wdwards, janë përplasur fizikisht në festën e manjatit të klubit të natës Richie Akiva pas Gala-së amfAR 2024 më 23 maj.

Përleshja ka ndodhur teksa ata ishin në skenë me Tyga-n, i cili qëndronte pas kabinës së DJ-ve, tha një burim për E!News. Pasi Richie tha se të tre superyjet e muzikës ishin aty, Travis dyshohet se ia rrëmbeu mikrofonin nga dora dhe e hodhi në dysheme.

A.E.-i cili është miku i Tyga-s dhe punon me reperin-u përfshi duke e nxehur situatën, sipas burimit, por Travis u largua nga skena para se të kthehej me producentin Southside.

“Southside filloi të bëhej agresiv me njerëzit në skenë dhe e shtyu A.E.”, tha burimi. “Gjërat u përshkallëzuan kur Southside nuk po qetësohej, kështu që A.E. e goditi.”

Travis u përpoq të largonte A.E. jashtë skenës, sipas burimit, i cili tha se Tyga qëndroi pas kabinës së DJ gjatë gjithë sherrit, pa u përfshirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: