Ministri i Brendshëm i Francës Laurent Nuñez, ka dënuar dhunën që shpërtheu në Paris pas fitores së Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e UEFA Champions League kundër FC Bayern Munich të mërkurën mbrëma, sukses ky që i siguroi parisienëve një biletë për në finalen e madhe.
Gjatë festës nuk munguan trazirat, me kaosin që ishte i madh në rrugët e Parisit. Sipas raporteve zyrtare, 127 persona u arrestuan, ndërsa 11 persona u plagosën dhe 23 policë pësuan lëndime të lehta.
Në zona të tjera të Parisit, disa makina u dogjën, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të ndaluar njerëzit që të afroheshin te stadiumi i PSG-së, Parc des Princes. Vëmendja tani është te finalja mes PSG dhe Arsenal me 20 maj në Budapest.
