Të paktën 13 të burgosur janë arratisur pas trazirave në një qendër refugjatësh në Britani. Mes tyre janë 7 shqiptarë.

Mediat britanike shkruajnë, pesë nga të 5 janë kapur, përveç 7 shqiptarëve të cilët janë ende në kërkim nga autoritete. Mësohet se arsyeja e trazirave ka qenë hyrja në një palestër.

Burimet thonë se përçarja filloi kur 40 të arrestuar u ndaluan të përdornin palestrën në qendrën e largimit të imigracionit Yarl’s Wood, në Milton Ernest, Beds. Të arrestuarit, të cilët mbahen në qendër në pritje të dëbimit, kanë përdorur pajisjet e palestrës për të dëmtuar pronën dhe ambientet.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb