Presidenti i zgjedhur në SHBA, Joe Biden ka dalë në këto momente në një konferencë për shtyp ku po shpreh zhgënjimin e tij për situatën e krijuar në Kongresin amerikan, ku mbështetës të Presidnetit Trump kanë hyrë në këtë godinë, duke përdorur forcën.

Ai thotë se kjo që po ndodh sot në SHBA është kërcënim i hapur ndaj demokracisë.

“Po kërcënohet demokracia, kjo është e paprecedentë”,- shprehet ai.

Ai po ashtu apelin kryesor e pati me presidentin në detyrë Donald Trump.

“Fjalët e një presidenti kanë rëndësi, pavarësisht sa i mirë apo i keq është ai president. Në rastin më të mirë të tyre, fjalët e një presidenti mund të frymëzojnë. Në rastin më të keq të tyre, ata mund të nxisin. Prandaj, unë i bëj thirrje Presidentit Trump të shkojë në televizionin kombëtar tani për të përmbushur betimin e tij dhe për të mbrojtur Kushtetutën dhe të kërkojë fundin e këtij rrethimi, “-tha Biden në një fjalim drejtuar Amerikanëve.
Bajden e quajti turmën një “kryengritje”.

“Po kërcënohet siguria e zyrtarëve të zgjedhur, kjo nuk është protestë. Eshtë kryengritje, ”vijoi Biden.

“Po na sheh gjithë bota. Ashtu si shumë amerikanë të tjerë, unë jam i tronditur dhe i trishtuar që kombi ynë, që ka qënë për kaq kohë feneri i dritës dhe shpresës për demokraci, ka mbërritur në një moment kaq të errët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb