Tre britanikë janë të zhdukur pas tërmeteve që goditën Turqinë juglindore, afër kufirit me Sirinë, tha sekretari i jashtëm britanik.

Duke bërë një deklaratë në Commons, James Cleverly tha: “Që nga mëngjesi i sotëm, ne e dimë se tre shtetas britanikë janë të zhdukur”.

Ai shtoi se Qendra e Reagimit ndaj Krizave të Ministrisë së Jashtme po punon për të mbështetur të paktën 35 shtetas britanikë që janë prekur drejtpërdrejt nga tërmetet.

“Ne vlerësojmë se gjasat për viktima në shkallë të gjerë britanike mbeten të ulëta”, tha zoti Cleverly.

Identiteti i tre personave të zhdukur nuk bëhet i ditur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb