Partia e Lirisë ka denoncuar gjendjen e librave që do të marrin në dorë nxënësit tre ditë para nisjes së vitit të ri shkollor.

Ish- deputetja dhe pedagogia Miranda Rira ka demonstruar librin e Gjuhës Shqipe, të cilin kishte marrë ‘falas’ në shkollë për fëmijën e saj, i cili ishte i shkarravitur dhe i grisur.

“Në qeverisjen e tyre të tretë ku e kanë arsimin falas? Se këto tekste të përdorura, të shkarravitura nuk janë tekste falas. Si mund një fëmijë në klasë të tretë të kultivojë njohuri të reja me një tekst që është shkarravinë? Ky tekst e demotivon fëmijën, mësuesin, e ajo që është më kryesorja krijon në klasa grupe paralele se unë e jam e sigurt si çdo prind, sakrifikojnë dhe Gjuhën Shqip do e blej të re se ky tekst nuk mund të përdoret përgjatë një viti.

Ku e kanë arsimin falas? Kjo është luga bosh që u japim sot ne fëmijëve shqiptarë. Fëmijët s’kanë vetëm nevojë për teskte, por për ngjyra, çantën, atletet, kostoja është shumë e lartë. Propaganda për një arsim falas me libra të shkatërruar është bajate të cilës po i vjen fundi. Ju zonja Kushi këto libra do përdorni për fëmijët tuaj?”, ishte deklarata e ish deputetes Rira.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb