Ashtu siç edhe pritej ditën e sotme, ish-tekniku italian i Apolonisë së Fierit, Xhovani Kolela është rikthyer për të drejtuar në Shqipëri duke hedhur firmën në një kontratë me Partizanin.

Mes “Demave të Kuq” dhe Kolelës ishte gjetur akordi total prej pak ditësh, ndërsa sot Presidenti Gaz Demi ka menduar për të zyrtarizuar partneritetin.

Ish trajneri i Apolonisë dhe i disa ekipeve në ligat inferiore në Itali, merr në këtë mënyrë vendin e lënë bosh nga Dritan Mehmeti, i shkarkuar një ditë më parë.

Presidenti Demi dhe pjesa tjetër e stafit drejtues i kthehen edhe një herë trajnerëve të huaj, më saktë atyre italianë, këtë herë me shpresën që të rezultoi një goditje e gjetur. Në asnjë rast të mëparshëm teknikët italianë nuk kanë arritur të lënë gjurmë në shtëpinë e kuqe.

Kolela është në garë me kohën, për të njohur ambientin dhe për të parë nga afër grupin e lojtarëve që do të ketë në dispozicion, pasi sezoni i ri i “Abissnet Superiore” starton më 20 gusht.

Kolela është një zgjedhje e drejtorit Marini, pasi të dy kanë punuar tek Apolonia, një aventurë që zgjati vetëm 5 javë nga ku arriti të grumbullonte vetëm dy pikë. Në listën e dëshirave ishte edhe Serse Cosmi, por tekniku i famshëm “azur” preferoi të pres një ofertë nga Italia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: