Nga: DRITAN KABA

*(Importi i plehrave, legalizimi i hashashit, prostitucioni)

Duke dëgjuar emisionet, harxhimet e kohës televizive, debatet e pafundme, investimin mendor të ekonomistëve të organizuar në Dhoma Tregëtie, shoqata biznesesh, grupe të të drejtave të njeriut dhe analistësh të apasionuar për zhvillimin e vendin, del në një përfundim:
Tre janë shtyllat kryesore për të pasur prosperitet si komb dhe shtet.
1. Importi i plehrave se ka punësim të madh dhe është strategjik. Përpunon mallra të bursës.
2. Legalizimi i hashashit. Sjell pagesë të lartë të punëtorëve pa kualifikim profesional me një vlere ditore prej 2000 lekësh. Malli kryesor i eksportit. Kënaq njerëzit edhe kur janë të mërzitur. Rregullon bilancin e pagesave dhe ul defiçitin tregëtar.
3. Prostitucioni. Kka kerkesa te medha per punesim. Shteti mbledh të ardhura. Punonjëset e seksit jo vetëm përfitojnë të ardhura të mëdha por kanë edhe një rol social, në zbutjen e geneve të shqiptarëve.
Tani ministria e Klosit duhet të hapë shkolla profesionale për t’i paraprirë zhvillimit të ri ekonomik dhe të plotësojë boshllëkun me profesionistë të këtyre fushave.
Gjithashtu në këtë këndveshtrim duhet hartuar edhe buxheti i vitit 2017.
Duke qenë se bujqësia, turizmi dhe industria minerare dalin në plan të dyte, duhet që lehtësitë financiare të rentës, financimet në turizëm dhe subvencionet në bujqësi duhet t’i kalojnë pikërisht këtyre tre shtyllave të reja të prosperitetit ekonomik.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb