Kryetari i PD, Sali Berisha, ka përsëritur ftesën për debat me kryeministrin Edi Rama me qëllim ballafaqimin e programve. Madje Berisha e ftoi të vinte në Lezhë, ku mbrëmjen e së martës ai mbajti fjalën në takimin prezantues të kandidatëve për deputetë të PD në këtë qark.
Berisha tha se Rama duhet t’i tregojë shqiptarëve pse në qeverisjen e tij, u largua gati gjysma e popullatës jashtë vendit. Lideri i opozitës, tha se Rama duhet t’i shpjegojë qytetarëve si mund të shpenzohen 21 mln euro me 140 udhëtime, në një kohë ai mund të udhëtonte edhe 150 herë me avion tregtar.
Berisha vijoi me akuzat ndaj kryeministrit Rama, duke e krahasuar me një sulltan që hap shishe vere në kryeministri me vleë 33 mijë euro.
Sali Berisha: Tregoji shqiptarëve si mund të shpenzohen 21 mln euro me 140 udhëtime, kur mund të udhëtoje 150 herë me avion tregtar. sim und të hapet shishja e verës 33 mijë euro, ndodh vetëm në sulltanatin e brunajit.
Dil këtu në Lezhë, ose kudo tjetër të ballafaqojmë programet.
Hajde t’i themi shqiptarëve pse u larguan nga Shqipëria pothuajse gjysma e popullatës, apo doje t’i zëvendësoje me bangladeshas. pra nuk del dot. Edhe emri nuk më vjen për mbarë tja dëgjoj, por jam gati në cdo shesh dhe cdo studio të ballafaqohem me të.
(BalkanWeb)
