Njësia e Hetimit Ushqimor pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjatë monitorimit në qarkun Gjirokastra për therjen dhe tregtimin e mishit, kanë konstatuar në dy njësi therje dhe tregtim mishi, cenim të sigurisë ushqimore, për therje të paligjshme dhe tregtim mishi pa vulë dhe pa certifikatë veterinare.

Gjatë ushtrimit të kontrollit në subjektin thertore në pronësi të shtetasit “M.Ç”, është konstatuar se procesi i therjes së kafshëve bëhej në mënyrë të paligjshme, jashtë normave higjieno-sanitare dhe kritereve tekniko-teknologjike. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masë të menjëhershme të bllokimit të ambienteve të therjes, bllokimin dhe sekuestrimin e sasisë së mishit në sasinë e 50.9 kg të gjendur në subjekt, duke e ndëshkuar edhe me masë administrative “gjobë”.

Për therje të paligjshme dhe tregtim të produkteve ushqimore të pasigurta, AKU bëri kallëzim për rastin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër.

Gjithashtu në një njësi tregtimi mishi, është konstatuar se tregtohej, mish i papajisur me vulë dhe certifikatë veterinare. Në subjekt janë gjendur edhe produkte të tjera, me afat të kaluar përdorimi.

Për shkeljet e konstatuara, subjekti është gjobitur me masë administrative “gjobë”, është bërë konfiskimi i menjëhershëm i produktit mish të gjendur në sasinë e 30.9 kg dhe bllokimi i sasisë së produkteve të tjera me afat të kaluar përdorimi.

42da578a Df87 4413 9022 07a1957326f6
42da578a Df87 4413 9022 07a1957326f6
8dca17de E84b 4a01 Bd78 82c8c6a72bb3
8dca17de E84b 4a01 Bd78 82c8c6a72bb3
4776a65c 4fca 4da9 941f 97c775246fe4
4776a65c 4fca 4da9 941f 97c775246fe4
03246cef Ab22 4d4e A1c0 E62cd7571846
03246cef Ab22 4d4e A1c0 E62cd7571846

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb