TIRANË- Tregtarët e tregut industrial në Durrës kanë dalë në protestë sot kundër konkurrencës së pandershme. Ata kërkojnë nga bashkia e Durrësit disiplinim dhe largim të tregtarëve që shesin në rrugë.
“Kërkojmë që të largohen nga rruga tregtaret e pandershëm. Ne paguajmë taksa dhe po falimentojmë”, ka thënë tregtarët për gazetaren Klodjana Haxhiaj.

Sipas tyre bashkia me mekanizmat e saj duhet të ndërhyjë pasi kjo situatë po çon në falimentimin e tyre nga konkurrenca e pandershme.
(m.k/BalkanWeb)