TIRANË- Në tregun e këmbimit valutor vendas, sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, monedha vendase ka fituar pikë ndaj dollarit, i cili pas një rritjeje tepër të lartë e ka filluar dhe po e vazhdon javën me rënie. Ndërsa ka humbur pikë kundrejt euros.

Të mërkurën dollari amerikan ka shënuar një rënie pre 0.70 lekë, duke u këmbyer me 123.10 lekë. Ndërsa monedha euro ka vazhduar rritjen e saj. Ajo u rrit sot me 0.03 lekë, duke u këmbyer me 139.77 lekë.

Në tregjet ndërkombëtare euro ka vazhduar forcimin kundrejt shumicës së homologëve më të mëdhenj të grupit të saj.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: