TIRANË- Ministria e Financave ka publikuar sot treguesit fiskalë të 6 mujorit të fundit, nga ku vërehet se totali i të ardhurave është 4,5% më pak se sa ishte planifikuar.

Sipas Ministrisë së Financave, në këtë 6 mujor mbledhja e të ardhurave nga tatimet është -7,4% nga plani i parashikuar. Po ashtu edhe mbledhja e të ardhurave nga Doganat është -10% nga plani i parashikuar

Ministria e Financave bën me dije se edhe të ardhurat nga akciza janë 24,6% më pak se plani. Po ashtu edhe të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale janë -22,4%. Në rënie janë edhe të ardhurat nga taksat doganore, 11,9%.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: