Ish-prokurori, deputet i PD në Kuvend, Arian Ndoja i ftuar në Oponencë, duke folur për rastet e zyrtarëve të lartë të arrestuar nëse do të hakmerren duke treguar bashkëpunëtorët e tyre në aferat korruptive për të cilat akuzohen nga SPAK, u përgjigj me ironi se “trim lind, nuk bëhesh”. Ndoja tha se këtë e dinë dhe ata që po e shohin tani në televisor dhe që janë në burgje.

Duke iu referuar raportimit të kreut të SPAK në Kuvend, deputeti Ndoja tha se e njeh Dumanin personalisht dhe ka konsideratë për të, por pyetjet që iu bënë dosjet ishin të pavend.

Ndoja tha se zoti Dumani nuk është në hetim që të pyetet, ai mund të pyetet politikisht.

“Zoti Dumani ka detyrë raportimin vetëm të statistikave,  të nevojave të sistemit të Prokurorisë dhe të arritjeve, të zbatimit të Rezolutës dhe prioriteteve, këtë detyrim raportimi ka”, u shpreh Ndoja.

Arian Ndoja: Nëse do ta pyesja Dumanin në Kuvend, si ish-prokuror apo deputet, janë pa vend.. Zoti Dumani dhe zoti Çela e falenderova për 3 qëndrime që ka mbajtur. Zoti Dumani, e njoh personalisht dhe kam konsideratën time për të, ai ka konsideratën e vet për mua, në Kuvend ka detyrë raportimin vetëm të statistikave,  të nevojave të sistemit të Prokurorisë dhe të arritjeve, të zbatimit të Rezolutës dhe prioriteteve, këtë detyrim raportimi ka.

Por realisht, zoti Dumani nuk është në hetim që të pyetet, ai mund të pyetet politikisht.

Burrnia është koncept duhet me e dit se çfarë është. Fillon me familje, është si puna e trimave, ja ata që më shohin në televizor, kryesisht janë dhe nëpër burgje, trim lind nuk bëhesh trim. Me qenë trim dhe me qenë qejfli trimash është tjetër gjë.

Unë ndaj thashë në parlament, jepjani fjalën deputetëve ta pyesin kreun e SPAK se ata nuk i kanë bërë anestezi askujt kur kanë kërkuar dënim të përjetshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb