Almer Toska drejtues i Timoni.al ishte sot i ftuar në “Log.” në News24 ku foli në lidhje me situatën politike në vend dhe specifikisht me dinamikat e krijuara pas vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Ai u shpreh se pas vendimit të GJK Veliaj kthehet në politikë si njeriu që mund të sfidojë kryeministrin Ed Rama.

“Kjo është një sfidë nda drejtësisë sepse vendimi nuk i jep imunitet ndaj aferave të kryera.
Ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash që drejtësia po mundohet ti rendisë mirë që të fitojë çështjen. Ata që besojnë se Veliaj mori një fitore të parë, kjo është vetëm një vendim që vendosi mbi statusin e tij në krye të Bashkisë Tiranë, Veliaj ka përpara një kalvar të gjatë
Ai i ka shpallur luftë Ramës duke administruar tërësisht institucionit, ka atributet për të drejtuar.
Kthehet në skenën politike si njeriu që mund të sfidojë kryeministrin.
Bashkinë e sheh si kështjellën e vetme nga e cila mund të lëshojë topa, do ta përdorë sa të ketë mundësi që të ringrihet dhe të arrijë në kuotat e tij maksimale që i ka munguar përplasjes së brendshme.
Kush do të triumfojë në fund në trion Rama-Balluku-Veliaj? Mbetet për tu parë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb