TIRANE- Demokrati Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, një ditë më parë, i cili cilësoi sukses shpalljen e afërt të fituesit të “out-sourtsing-ut” për sterilizimin e instrumenteve kirurgjikale e një pjese materialesh konsumi. Lidhur me këtë , Shehu thotë se “fituesi i out-sourtsing-ut pasohet me një kosto 100 mln euro”. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook”, Shehu thotë se me këto veprime shkatërrohet autonomia spitalore.
POSTIMI I PLOTE
Te tjera politika te gabuara te ministrise se shendetesise me kosto 100 m euro dhe shkaterrim te autonomise spitalore!!!
Z.Beqja dje ne Konferencen e Kirurgjise deklaroi si “sukses” shpalljen e afert te fituesti te “outsourtsing-ut” per sterilizimin e instrumentave kirurgjikale e nje pjese materialesh konsumi.
Me kete mareveshje shteti do t’i paguaje nje kompanie private, qe do te ofroje kete sherbim ne nivel vendi, reth 100 M Euro ne 10 vite.
Per ironi prane QSUT ekziston nje qender e tille moderne me vlere 1,3 M Euro, qe nuk perdoret.
Venia e saj ne perdorim me kapacitet te gjithe institucionet spitalore te Tiranes, pra reth 70% te vendit, kerkon vetem specializimin e 3-4 personave.
Kjo qender sipas termave te atij tenderi do t’i kaloje gratis ne perdorim asaj kompanie private.
Ministria ne kete menyre po neshkruan nje kontrate ne nivel vendi, duke dale krej jashte funksioneve te saj.
Ajo nderhyn keshtu ne funksionet e secilit spital, duke shkaterruar autonomine spitalore.
Si me kontratat e mepareshme te ketij lloji edhe ne kete rast krijohet nje monopol privat per te gjithe territorin, me cmime shume te larta qe ne nisje.
Politika te tilla bien ndesh me strategjite e zhvillimit te sistemit tone spitalor, me logjiken financiare, pra do te behen pengese per te arritur objektivat e domosdoshme te atij sistemi.
Dhe kjo ndodh ne Shqipëri, qe është vendi me i nën financuar ne Europe për shëndetësinë!!
(el.sp/BalkanWeb)
(el.sp/BalkanWeb)
