Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka reaguar pas realizimit të autotrapiantit të parë të palcës kockore në QSUT, në një rast me mieloma multiple.

Ai përgëzoi ekipin e hematologjisë dhe Prof. Arben Ivanajn për arritjen historike, të realizuar pa mbështetje shtetërore. Sipas Shehut, ky sukses vjen falë përkushtimit të mjekëve dhe donacioneve private.

Ai akuzon qeverinë për mungesë totale angazhimi dhe pengesa sistematike në zhvillimin e transplanteve në Shqipëri.

Postimi i deputetit të PD-së Tritan Shehu:

Trapianti i palces, impenjimi i specialisteve tane perballe indiferences se Qeverise.

Se pari desheroj te uroj Prof Arben Ivanaj e sherbimin e hematologjise ne QSUT per realizimin e autotrapiantit te pare, ne nje rast me mieloma multiple.

Fillim ky i trapianteve hematologjike, qe duhet pershendetur e mbeshtetur.

Ai u realizua me inisiativen, pregatitjen, impenjimin e atij personeli, qe jo vetem tregoi aftesite e tij, por dhe arriti te siguroje disa donacione private per te krijuar kushtet logjistike e teknike minimale te realizimit.

Ndersa pjesemarja e kontributi i shtetit ka qene Zero ose pengues.

E them pengues sepse dhe ato ambjente qe ishin planifikuar ne godinen e pare te re te QSUT mbi reanimacionin polivalent, per nje qender trapiantesh te tille, u asgjesuan pa asnje vizion dhe strategji perspektive, mbas vitit 2014.

Dhe qe atehere asgje, jo vetem per trapiantet hematologjike, por dhe per trapiantet ne terresi.

Sot Shqiperia eshte pothuajse ne nivelin Zero ne realizimin e trapianteve ne pergjithesi, nje fushe kjo shume e rendesishme dhe e gjere mjekimi.

Realizimi i atij lloj trapianti pak dite me pare tregoi se ne mund te futemi ne rrugen e realizimit te tyre, pengese ka qene Qeveria.

Paciente qe kane domosdoshmeri per trapiantet ka shume, ne fusha te ndryshme.

Edhe ne hematologji ka shume, mosha nga me te ndryshmet.

Por per tu kthyer ato ne rutine mjekimi duhet qe Ministra, Qeveria te mos vazhdojne te qendrojne te verber e te shurdher per te lare duart si “pilati”.

Dhe as si struci me koke ne rere per te tju shmangur pergjigjeve.

Ndersa per ate inisiative te sherbimit te hematologjise, ajo mund te vazhdohet keshtu edhe me 2-3 te tilla procedura.

Per me tej duhet impenjimi i plote i shtetit, qe deri me sot ka heshtur perpara nevojave per jete a vdekje te atyre pacienteve.

Vecanerisht tashti, qe profesionistet e nderuar dhane nje shembull e sinjal te forte, vazhdimi i heshtjes shteterore duhet konsideruar veper kriminale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: