TIRANË – Tritan Shehu, kryetari i Departamentit të Shëndetësisë në PD, e ka lidhur me “testimin famkeq” të mjekëvë, vizitën e tretë të kryeministrit Rama në Qëndrën Spitalore Universitare brenda pak ditëve. Ai e ka parë viitën si pasojë të kundërshtive të mjekëve, kundërshti që i ka përshëndetur dhe vlerësuar si “lëvizje progresive”.

“E çuditshme, z.Rama për të tretën herë sot në QSUT në pak ditë, – shkruan Shehu në Fb. – Siç duket, diçka e madhe e shqetëson qeverisjen ndaj QSUT, që nga dita që shpalli atë “testim” famekeq.

Ndoshta reagimi i përgjegjëshëm dhe solidariteti i personelit shëndetësor për t’iu kundërvënë arbitrares e denigrueses ndaj tyre, pavarësisht bindjeve politike të secilit. Dhe kjo është më pozitivja e kësaj lëvizjeje progresive, gjë për të cilën dëshiroj të përshëndes kolegët e mi, edhe për sa ata deklaruan sot në Komisionin Parlamentar.”

Nga ana tjetër, Shehu ka kujtuar edhe një fakt, të lidhur edhe ky me vizitën e Ramës: Përurimin e neurokirurgjisë. Sipas tij, ‘shumë e mirë kjo”, por inagurimi i sotëm lidhet me një proces të filluar më 2012-ën. Nuk përmend që restaurimi i neurokirurgjisë, pajisja e saj edhe me akseleratorë, për të cilën ai u krenua, u realizua me 2012. Ndërsa i bën “elozhe” personelit tonë shëndetësor, edhe sot nuk prononcoi “kapitullimin” e idesë së “testimit” regresiv e terrorizues, të shpallur nga ai më 29 dhjetor, – vëren Shehu. – Ndërsa “rikonfirmoi” rrugën e drejtë të decentralizimit e autonomisë spitalore, nuk bën asnjë hap konkret në këtë drejtim, përkundrazi. Ai ka kërkuar të imponojë edhe atë “testim” burokratik, thellësisht të centralizuar, anti ligjor.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb