FUSHË-KRUJË- Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit në një servil kompjuterash në lagjen “Kastrioti” pranë qendrës së qytetit.

Sipas raportimeve objektit i ishte vendosur lëndë plasëse tritol. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme të mëdha materiale, pasi janë shkatërruar edhe bizneset e tjera pranë vendit ku ishte vendosur tritoli. Policia ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje pronarin e biznesit për të zbardhur ngjarjen.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: