PSG fitoi pastër 5-0 ndaj Interit në finalen e madhe të Champions League. Me këtë sukses, ekipi francez thyen edhe një rekord 65-vjeçar, falë triumfit më të thellë në historinë e finaleve të këtij kompeticioni.

Deri më tani, rekordin e mbante Real Madridi, që më 1960 kishte mposhtur Eintracht Frankfurtin me rezultat 7:3 – një epërsi prej katër golash.

Mbrëmje magjike kjo e Mynihut, e cila me siguri do të mbahet mend gjatë. Ky trofe është i pari në historinë e PSG në Champions.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb