Një punonjës i një kopshti në Francë është akuzuar për përdhunimin dhe abuzimin seksual të nëntë fëmijëve . Siç raportohet nga faqja e internetit France24, duke cituar informacione nga autoritetet lokale, 59-vjeçari u arrestua pasi familjet e dy fëmijëve që ndiqnin kopshtin i cili ndodhet në Montpellier bënë denoncimin duke çuar në një hetim.
Nëntë fëmijët ishin të moshës tre dhe katër vjeç dhe veprat penale të dyshuara përfshijnë akte të depërtimit dixhital dhe masturbimit që besohet se janë kryer midis 1 tetorit 2024 dhe 2 korrikut 2025”, thanë autoritetet.
Familjet paraqitën padinë më 2 korrik, sipas një burimi pranë çështjes të cituar nga media, ndërsa hetimi ndaj saj filloi më 29 korrik.
Si masë paraprake, i dyshuari u pezullua nga puna më 3 korrik. Bëhet me dije se 59-vjeçari është lënë në paraburgim.
(BalkanWeb)
