Dy persona kanë humbur jetën në një sulm të ndodhur më herët gjatë ditës në një shkollë private në lagjen Gosen-Neu Zittau, në Brandenburg të Gjermanisë, raportojnë mediat lokale.

Sipas gazetës Märkische Allgemeine Zeitung, viktimat janë një studente 18-vjeçare dhe një burrë 30-vjeçar.

Autori i dyshuar i sulmit, një 19-vjeçar, është arrestuar nga policia. Sipas të njëjtit burim, ai dyshohet se ishte ish-i dashuri i 18-vjeçares.

Në vendngjarje është zhvilluar një operacion i gjerë policor, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të sulmit. Detaje të tjera mbi ngjarjen dhe nëse ka persona të tjerë të plagosur nuk janë bërë ende të ditura.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: