Gjermania është tronditur mbrëmjen e së mërkurës nga një krim në familje, pasi tre trupa të pajetë janë gjetur në një shtëpi në Villingen-Schwenningen.

Policia beson se kemi të bëjmë me një tragjedi familjare.

Një grua 45-vjeçare mësohet se ka vrarë fillimisht dy djemtë e saj dhe më pas veten.

Ka qenë kryefamiljari 45-vjeçar ai që ka gjetur të pajetë në banesë mbrëmjen e së martës bashkëshorten e tij dhe dy djemtë, 14 dhe 16 vjeç.

Oficerët gjetën një thikë, e cila dyshohet të jetë arma e vrasjes. Sipas hetimeve fillestare, nëna ka vrarë fillimisht dy adoleshentët dhe më pas veten.

Sektori i Hetimit Penal ka nisur hetimet e mëtejshme duke marrë në pyetje fillimisht fqinjët e lagjes, ndërkohë që grupi i mjekësisë ligjore po siguron provat.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb