Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës sot, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbë jetën shtetasit Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi).
Të plagosur mbetën Erogen Vaso (Brajoviq) dhe Meri Kaceri.
Raportohet se autori i dyshuar, Rakip Gila u arrestua në tentativë për të ikur në zonën periferike të njohur si “shinat e trenit” në Shkodër.
Ngjarja ndodhi pranë shkollës “Kole Idromeno”, në një zonë të banuar dhe të frekuentuar nga qytetarët, duke shkaktuar panik të madh.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi motivet e sulmit, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
Mësohet se Erogen Vaso Brajoviç, i plagosuri në këtë ngjarje, është vëllai i Denis Brajoviç, një emër i njohur për policinë dhe i arrestuar më herët për çështje kriminale.
(BalkanWeb)
