Botërori 2026 ka dhuruar sot atë që është surpriza e parë e edicionit, pasi Zvicra është ndalur në një barazim të paparashikuar 1-1 përballë Katarit, një prej ekipeve që cilësoheshin si më të dobëtit e turneut.

Skuadra zvicerane dominoi në ndeshje dhe gjeti avantazhin me anë të penalltisë së fituar nga Frojler në pjesën e parë të takimit, e transformuar saktësisht nga Embolo. Sulmuesi ishte ai i cili u vonua t’i bashkohej grumbullimit pasi e kthyen në aeroport meqë kishte probleme me dokumentacionin e udhëtimit për në SHBA.

Por kur dukej se gjithçka po shkonte drejt fitores për Zvicrën që do merrte vendin e parë, një goditje me kokë e Khoukhi në minutat shtesë të ndeshjes, vendosi baraspeshën dhe vulosi barazimin 1-1 që lë gjithçka në ekuilibër në Grupin B të turneut.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: