Një aksident fatal i mori jetën 7 tifozëve të PAOK, të cilët po udhëtonin drejt Francës për të ndjekur nga afër ndeshjen e Europa League ndaj Lyon.
Sipas asaj që shkruajnë mediat në Greqi, një 55-vjeçar, mbështetës i PAOK, sapo ka mësuar lajmin, ka pësuar arrest kardiak, duke ndërruar kështu jetë.
Një nga viktimat e aksidentit ishte mik i tifozit të zjarrtë të PAOK. Ngjarja e kësaj të marte ka tronditur botën e futbollit në Greqi dhe jo vetëm.
