Pas aksionit të sotëm në qytetin e Vlorës për lirimin e hapësirave publike, ka reaguar Kryeministri Edi Rama, teksa thotë se nuk është problemi i karrikeve në një pjesë të trotuarit, por pa harruar që ky i fundit është i njerëzve.

Sipas Ramës, Lungomarja është modeli i vijës ujore të një qyteti turistik bregdetar, tani duhet dhe do të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh, prandaj pronarët e menaxherët e vijës së shërbimeve, duhet të heqin vetë tërë barrikadat.

Postimi i Ramës:

Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo Neë York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare! Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë Turistike Lungomarja është modeli i vijës ujore të një qyteti turistik bregdetar, tani duhet dhe do të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh Prandaj pronarët e menaxherët e vijës së shërbimeve, duhet të heqin vetë tërë barrikadat dhe të bashkëpunojnë me bashkinë e Vlorës e me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për dizajnin e ri, për të cilin do t’i mbështesim me kënaqësi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb