Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, akuzoi autoritetet zgjedhore të Hondurasit për përpjekje për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Ndërsa kandidati i tij, biznesmeni Nasri Asfoura, po përballet me një kandidat tjetër të krahut të djathtë, Salvador Nasralla.

“Duket sikur Hondurasi po përpiqet të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Nëse e bën këtë, do të paguajë një çmim shumë të lartë!” tha Trump nëpërmjet njëreagimi në Truth Social, por pa paraqitur asnjë provë për pretendimin e tij.

Beteja votë-për-votë

Nasri Asfora, 67 vjeç, ish-kryetar bashkie i kryeqytetit Tegucigalpa, ishte përpara Salvador Nasrallës, 72 vjeç me 515 vota, sipas një numërimi dixhital prej 57% të fletëvotimeve, tha presidentja e Këshillit Qendror Zgjedhor (CNE).

Diferenca e ngushtë nënkuptonte, një “barazim teknik” midis dy kandidatëve kryesorë, shtoi Ana Paola Hall. Ajo kërkoi “kujdes dhe durim” nga qytetarët, pa specifikuar se kur do të përfundonte numërimi manual. Procesi mund të zgjasë disa ditë.

“Shifrat flasin vetë”, tha Asfora, një kandidat për Partinë Kombëtare (PN), nga selia e tij e fushatës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: