Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vlerësuar rezervat energjetike të vendit të tij, duke e cilësuar naftën amerikane si “më të ëmbël” dhe me cilësi superiore.

Në një reagim të publikuar në platformën Truth Social, Trump u shpreh se një numër i madh cisternash nafte bosh janë duke u drejtuar drejt SHBA-së për t’u furnizuar me naftë dhe gaz natyror.

“Një numër i madh cisternash nafte plotësisht të zbrazëta po shkojnë aktualisht drejt SHBA-së për t’u ngarkuar me naftën dhe gazin natyror më të mirë dhe me cilësinë më të lartë në botë”, shkroi ai.

Trump theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara disponojnë më shumë rezerva nafte sesa dy ekonomitë më të mëdha të naftës së bashku, duke nënvizuar epërsinë e vendit në sektorin energjetik. Deklaratat e tij vijnë në një moment kur tregjet globale të energjisë mbeten të paqëndrueshme dhe konkurrenca për burimet energjetike është në rritje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: