Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se vendet anëtare të Bashkimi Evropian do të diskutojnë mbi hapat që mund të ndërmerren për të siguruar që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur për qarkullimin ndërkombëtar.
Duke folur me gazetarët përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, Kallas theksoi rëndësinë strategjike që ka kjo rrugë detare për ekonominë dhe sigurinë globale.
“Është në interesin tonë ta mbajmë të hapur Ngushticën e Hormuzit dhe për këtë arsye po diskutojmë edhe se çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim nga ana evropiane”, u shpreh ajo.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga korridoret më të rëndësishme detare në botë, pasi përmes saj kalon një pjesë e madhe e furnizimit global me naftë dhe gaz. Për këtë arsye, çdo tension apo rrezik për bllokimin e saj shqetëson seriozisht vendet evropiane dhe partnerët ndërkombëtarë.
Diskutimet në Bruksel pritet të përqendrohen në opsionet diplomatike, ekonomike dhe të sigurisë që BE mund të përdorë për të garantuar lirinë e lundrimit në këtë zonë strategjike.
