Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se negociatat për një zgjidhje në Rripin e Gazës po shkojnë shumë mirë.
Trump e tha këtë gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë.
“Mendoj se gjërat po shkojnë shumë mirë. Lëvizja palestineze Hamas po arrin një marrëveshje për çështje shumë të rëndësishme”, theksoi udhëheqësi amerikan.
Trump tha se kishte shumë mundësi që të arrihej një marrëveshje.
Kujtojmë se më 29 shtator, Shtëpia e Bardhë njoftoi “planin gjithëpërfshirës” të udhëheqësit amerikan për zgjidhjen e konfliktit në Gaza. Dokumenti përbëhet nga 20 nene. Ai parashikon konkretisht futjen e një administrate të përkohshme të huaj në enklavën palestineze dhe vendosjen e forcave ndërkombëtare atje.
Izraeli ka thënë se është dakord me planin, dhe Hamasi ka thënë se është gati t’i kthejë të gjithë pengjet e gjalla Izraelit.
