Presidenti amerikan, Donald J. Trump, përdori portën e vogël për t’u ngjitur në avionin “Air Force One”, në aeroportin ndërkombëtar të Palm Beach në Florida.

Sipas FoxNeës një masë e tillë është marrë për arsye sigurie, për shkak se shërbimi sekret amerikan zbuloi një platformë qitjeje me fushë pamjeje nga pista e aeroportit ndërkombëtar të Palm Beach, ku qëndronte “Air Force One”.

C0fc2dcd 456d 487c A4fc Bbb0a5c0e29d
C0fc2dcd 456d 487c A4fc Bbb0a5c0e29d

Ngjarja vjen disa javë pasi Ryan Routh u shpall fajtor për përpjekjen për të vrarë Trump në një fushë golfi në Palm Beach nga një fole snajperi që ai e kishte ngritur në shkurre përgjatë një gardhi.

FBI mësohet se ka nisur hetimet, por ende nuk ka një përfundim apo person të dyshuar.

Trump mbërriti në Florida të premten, menjëherë pas takimit me Presidentin ukrainas Zelenski dhe u largua drejt Uashingtonit të dielën në mbrëmje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb