Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, njoftoi sot se presidenti amerikan Donald Trump do të takohet me homologun rus Vladimir Putin të premten në Anchorage, Alaska. Takimi është kërkuar nga vetë presidenti rus përmes të dërguarit të tij të posaçëm, Steve Uittkoff.
Sipas Levitt, bisedimet do të jenë të përqendruara në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, me Trump-in që synon një zgjidhje diplomatike. Ajo tha se administrata aktuale është angazhuar maksimalisht për arritjen e paqes dhe se presidenti Trump është i vendosur të shmangë konfliktet.
Trump deklaroi se do të tentojë t’i rikthejë Ukrainës një pjesë të territorit të saj dhe se bisedimet në Alaska do të jenë një hap fillestar drejt një marrëveshjeje që mund të përfshijë edhe shkëmbime territoresh.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio diskutuan përgatitjet për takimin në një bisedë telefonike, duke theksuar rëndësinë e bisedimeve produktive mes dy udhëheqësve.
