Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se do të ishte i hapur për një takim me udhëheqësin suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, nëse arrihet një marrëveshje mes dy vendeve, duke theksuar megjithatë se nuk është “personi i tij i preferuar”.

Gjatë një interviste, ai u pyet nëse do të pranonte një takim me udhëheqësin iranian.

Lideri amerikan u përgjigj se “nuk dëshiron të takohet”, por shtoi se “nëse do të ndodhte, do të ishte nder ta takonte”.

“Por nëse arrijmë një marrëveshje, është e mundur që ta takoj. Do të isha në rregull me këtë,” u shpreh Trump.

Ai shtoi gjithashtu se nuk është i sigurt nëse do ta priste udhëheqësin suprem në Shtetet e Bashkuara, por theksoi se do të sillej në mënyrë “të respektueshme”.

I pyetur mbi faktin se familja e Khameneit thuhet se ka pësuar humbje në sulmet fillestare amerikane ndaj Iranit më 28 shkurt, Trump u përgjigj se “ai nuk është personi i tij i preferuar”, por shtoi se “ai është profesionist në disa qarqe dhe ka reputacion të mirë”.

Sipas raportimeve të cituara në deklaratë, ish-udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei – babai i Mojtaba Khameneit – thuhet se ka qenë mes të vrarëve në sulme, ndërsa Mojtaba Khamenei dyshohet se ka mbetur i plagosur rëndë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb