Askush nuk ka cilësinë e armëve tona; problemi është se ne nuk i prodhojmë ato mjaftueshëm shpejt, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump para kongresmenëve republikanë në Qendrën Kennedy.
‘’Do të fillojmë t’i prodhojmë ato shumë më shpejt, deklaroi Trump.
“Po u themi kontraktorëve tanë të mbrojtjes se do të duhet të fillojnë të prodhojnë më shpejt”, tha Donald Trump, duke folur para kongresmenëve republikanë në Qendrën Kennedy.
“Askush nuk mund të na mposhtë, askush”, shtoi ai, duke lavdëruar fuqinë ushtarake të Amerikës.
