Donald Trump tha se mund ta kuptojë pse nuk kanë shpërthyer protesta masive në Iran, duke pretenduar se udhëheqja iraniane po kërcënon me dhunë kundër atyre që përpiqen të protestojnë.

Duke folur me gazetarët në Air Force One, presidenti amerikan e përshkroi udhëheqjen e Teheranit si “banditë” dhe tha se ata i kanë paralajmëruar qytetarët se kushdo që shkon në protesta do të rrezikojë të qëllohet.

“Mund ta kuptoj plotësisht pse ata nuk dalin në rrugë”, tha ai, duke iu referuar qytetarëve iranianë.

Kujtohet se Trump më parë u kishte bërë thirrje iranianëve të dilnin në rrugë dhe të rrëzonin qeverinë e vendit.

I pyetur nëse ishte gati të shpallte fitoren në luftë, presidenti amerikan u përgjigj negativisht, duke deklaruar se nuk kishte arsye për një gjë të tillë, duke shtuar megjithatë se – sipas vlerësimit të tij – Irani është “shkatërruar”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb