Ndërsa Donald Trump dhe Vladimir Putin filluan samitin e tyre në Alaska të përqendruar në përfundimin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, foli për kombin në përditësimin e përnatshëm në lidhje me luftën.

“Rusët vijojnë të vrasine dhe në ditën e negociatave, kjo tregon shumë”, u shpreh ai në një postim në X që shoqëronte videon e tij.

Ai renditi një listë të objektivave ruse.

“Sumy – një sulm rus në tregun qendror. Rajoni i Dnipros – sulme në qytete dhe ndërmarrje. Zaporizhzhia, rajoni i Khersonit, rajoni i Donetskut – sulme të qëllimshme ruse. Lufta vazhdon dhe pikërisht sepse nuk ka as një urdhër dhe as një sinjal se Moska po përgatitet t’i japë fund kësaj lufte. Rusia duhet t’i japë fund luftës që e filloi vetë dhe që e ka zvarritur prej vitesh. Vrasjet duhet të ndalen. Nevojitet një takim i udhëheqësve – të paktën, i Ukrainës, Amerikës dhe palës ruse – dhe pikërisht në një format të tillë janë të mundura vendime efektive. Nevojiten garanci sigurie. Nevojitet paqe e qëndrueshme”, tha presidenti i Ukrainës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb