Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka reaguar pas takimit të presidentit amerikan Tony Blair dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu.
Blair ishte emri i vetëm i përmendur nga Donald Trump si pjesë e “Bordit të Paqes” të tij.
Në deklaratën e tij, Tony Blair e quan planin e guximshëm dhe inteligjent, i cili, nëse miratohet, mund t’i japë fund luftës.
“Plani do të sjellë lehtësim të menjëhershëm në Gaza, mundësinë për një të ardhme më të ndritur dhe më të mirë për popullin e saj, duke siguruar njëkohësisht sigurinë absolute dhe të qëndrueshme të Izraelit dhe lirimin e të gjithë pengjeve.
Na ofron shansin më të mirë për t’i dhënë fund dy viteve lufte, mjerimi dhe vuajtjeje dhe e falënderoj Presidentin Trump për lidershipin, vendosmërinë dhe angazhimin e tij.
Në veçanti, gatishmëria e tij për të kryesuar Bordin e Paqes për të mbikëqyrur Gazën e re është një sinjal i madh mbështetjeje dhe besimi në të ardhmen e Gazës, për mundësinë që izraelitët dhe palestinezët të gjejnë një rrugë drejt paqes dhe për potencialin për një aleancë më të gjerë rajonale dhe globale për t’iu kundërvënë forcave të ekstremizmit dhe për të promovuar paqen dhe prosperitetin midis kombeve.
