Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është koha për të arritur marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit Rusi-Ukrainë.

Udhëheqësi amerikan e bëri këtë deklaratë për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.

“Do të thoja se është koha për të bërë një marrëveshje”, theksoi Trump.

I pyetur nëse pala ruse ishte e gatshme të zgjidhte konfliktin, Trump tha: “E vetmja gjë që mund të them sinqerisht është se sa herë që flas me Presidentin rus Vladimir Putin bisedat janë të mira, por pastaj ato nuk prodhojnë asgjë. Thjesht nuk ka asnjë rezultat.”

Duke folur për palët në konflikt, Trump theksoi: “Këto janë dy palë shumë kompetente.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb