Falja e re kontroverse e Donald Trump. Këtë herë përfituesi është Scott Howard Jenkins, ish-sherifi i Qarkut Culpeper, Virxhinia, i cili u dënua në mars me 10 vjet burg pasi një juri e shpalli fajtor dhjetorin e kaluar për pranimin e më shumë se 75,000 dollarëve cash.
Gjithashtu, ai u akuzua edhe kontributeve të fushatës nga njerëz të ndryshëm për t’i emëruar ata si zëvendës ndihmës sherifë në departamentin e tij. Tre nga ryshfetmarrësit kishin pranuar përgjegjësitë e tyre.
Por për presidentin Trump, – siç shkroi ai vetë në Truth, – “ky sherif është viktimë e një Departamenti Drejtësie të tepruar të Bidenit dhe nuk meriton të kalojë asnjë ditë në burg. Ai është një person i mrekullueshëm, i cili u persekutua nga ‘monstrat’ e së majtës radikale dhe ‘u la të vdiste'”.
(BalkanWeb)
