Presidenti amerikan Donald Trump ka ftuar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën.
Burahanettin Duran, ka ndarë për mediat letrën e presidentit amerikan, ndërsa font Erdogan të bëhet anëtar themelues i Bordit të Paqes.
“Më 16 janar, Presidenti i SHBA-së Donald Trump, në cilësinë e kryetarit themelues të Bordit të Paqes, dërgoi një letër duke ftuar Presidentin tonë, z. Recep Tayyip Erdogan, të bëhet anëtar themelues i Bordit të Paqes”, tha Burahanettin Duran, drejtori i Komunikimeve i Turqisë në një postim në platformën sociale turke NSosyal.
Duran tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së, me Rezolutën 2803, mbështeti Planin Gjithëpërfshirës për Përfundimin e Konfliktit në Gaza, i cili u shpall nga Trump dhe çoi në një armëpushim në enklavën palestineze.
Në këtë kuadër Bordi i Paqes dhe strukturat e tij po krijohen për të garantuar sigurinë dhe rindërtimin e Gazës.
