Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se presidenti Donald Trump është i hapur për t’u takuar me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn.

Sekretarja e shtypit Karoline Leavitt tha se Trump ishte i kënaqur me “progresin e madh” të bërë gjatë takimit të sotëm midis të dërguarit të SHBA-së Steve Witkoff dhe Putinit në Moskë.

“Rusët shprehën dëshirën e tyre për t’u takuar me Presidentin Trump dhe Presidenti është i hapur për t’u takuar si me Presidentin Putin ashtu edhe me Presidentin Zelensky. Presidenti Trump dëshiron që kjo luftë brutale të marrë fund”, u shpreh sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Më herët këtë mbrëmje, raportim nga New York Times tha se Trump synon të takohet personalisht me Putinin që javën e ardhshme.

Raporti shtoi se Trump planifikon të pasojë takimin me një takim tjetër midis tij, Putinit dhe Zelenskyt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb