“Nëse Bashkimi Evropian nuk i përmbush angazhimet ndaj Shteteve të Bashkuara, Uashingtoni do t’i rrisë tarifat në 35 përqind”.

Kështu u shpreh Donald Trump gjatë një intervistë për CNBC, duke iu përgjigjur një pyetje në lidhje me skenarët në rast të mungesës së pagesave nga BE-ja. Trump tha: “Në atë rast, ata do të paguajnë tarifa prej 35 përqind”.

“Ata i ulën tarifat duke paguar 600 miliardë dollarë, për të cilat unë i ula tarifat e tyre nga 30 në 15 përqind”, tha Trump. “Shumë vende më pyetën: ‘Pse BE-ja po paguan më pak se ne?’ dhe unë thashë: ‘Epo, më jepni 600 miliardë dollarë'”, shpjegoi ai. “Dhe nuk është një kredi, është një dhuratë. Ata na dhanë 600 miliardë dollarë që mund t’i investojmë në çfarëdo që duam”, shtoi ai.

Trump tha më tej se “plani i ri tarifor i SHBA-së për produktet farmaceutike dhe gjysmëpërçuesit do të shpallet javën tjetër”. “Fillimisht do të aplikojmë një tarifë modeste për produktet farmaceutike, por brenda një viti – maksimumi një vit e gjysmë – kjo do të rritet në 150 përqind dhe pastaj në 250 përqind, sepse duam që produktet farmaceutike të prodhohen në vendin tonë”, deklaroi presidenti i SHBA-së.

Trump tha se njerëzit i duan marrëveshjet tregtare, duke shtuar se këtë e kishte vënë re nga rezultatet e sondazheve.

Duke iu përgjigjur një pyetje në lidhje me qëllimet e tij për të kandiduar përsëri, Trump tha: “Jo, ndoshta jo. Do të doja shumë”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb